Connect with us

REAGIM

Është koha kur gazetaria tallet me njerëzit

Ka pesë kategori gënjeshtrash; gënjeshtra e thjeshtë, parashikimi i motit, statistikat, gënjeshtra diplomatike dhe komunikata zyrtare”.
Unë do t’i shtoja kësaj një kategori tjetër: artikullin e gazetës. Nuk ka asgjë më të fshehtë, më të pasinqertë dhe mashtruese se artikulli i një gazete. PSE? Sigurisht, qëllimi kryesor i një gazete është të shesë. Si të shisni lajme? Alarmizmi është mënyra e parë që gazetarët të tërheqin vëmendjen. Psh, X person VDIQ. A thua se jeta jonë është e lidhur me vdekjen apo jetën e tjetrit, dhe vdekja e tij do të ishte shkatërruese për ne.

Përhapja e frikës është çelësi, pasi frika tërheq vëmendjen tuaj. Frika dhe kurioziteti, këto janë ato që na japin gazetat. Gazetat do t’ju nxisin imagjinatën, do ju tërheqin anën sentimentale, do ju ngjallin një kuriozitet morbid. Vrasje dhe melodramë… ky është lajmi. Intrigat dhe thashethemet e pallatit – kjo është politikë.
Ata do t’ju tregojnë në detaje si punon zemra e X futbollisti. Ata gërmojnë në jetën e të famshmëve, orkestrojnë hulumtime për autorësinë e supozuar të një aktori të famshëm.

Audienca jeton me skandale dhe argëtohet me to.

Sot detyra e një gazetari nuk është të tregojë atë që nuk duket, atë që fshihet, të bëjë pyetje të pakëndshme, etj etj. Jo. Sot detyra e gazetarit është të publikojë propagandë, lajm shterp, të bëj spektakël.

Në gazetari, lajmi nuk është ky…Lajmi është ajo gjë që dikush, diku, nuk dëshiron të publikohet.

Advertisement