Kronike
Plagosje me armë zjarri në Durrës
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës. Policia bën të ditur se është plagosur më armë zjarri Daniel Bushi, 38-vjeç, nga shtetasi G.P., 28-vjeç.
Mësohet se në orët e para të mëngjesit 38-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se Daniel Bushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
‘Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.