Politike
Nuk i ndalojmë njerëzit të dashurohen
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Edi Paloka foli edhe për ata që kanë lidhje dashurore brenda PD-së me persona nga PS.
Paloka tha se nuk mund të ndalohen njerëzit të dashurohen dhe të martohen me njerëz nga PS, e tu thuhet që të martohen vetëm brenda partisë.
Paloka: Nuk mund të themi që për tu martuar duhet të martohemi brenda partisë, sepse na rroftë ai 50-vjeçari që kaluam dhe nuk mund të gjykomë dikë për ndjenjat dhe lidhjet e dashurisë, qoftë edhe nga krahu tjetër. Ne gjykojmë për atë që kandidati që mund tu japë qytetarëve.
Edhe një pjesë e madhe e socialistëve janë të pakënaqur me socialistët, që nuk kanë fare lidhje me Rilindjen. Të gjithë socialistët nëse gjykojnë duhet të votojnë për kandidatët e PD-së.