Connect with us

Sport

Turpërimi nga Maroku në Kupën e Botës, FLET Luis Enrique

Maroku eleminoi Spanjën nga Kupa e Botës. Me 120 minutat e lojës që u mbyllën 0-0, afrikanët ishin të saktë (3-0) nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes për televizionin kombëtar spanjoll foli edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique.

“Ne jemi përfaqësues të një vendi si Spanja dhe duhet të dimë të urojmë Marokun. Ata kanë qenë më të mirë se ne në penallti. Eliminim mizor? Mendoj se futbolli është një sport i mrekullueshëm, por me një konotacion të qartë që një ekip mund të fitojë pa sulmuar. Ne kemi dominuar plotësisht. Kemi bërë 11 goditje, por pak në portë.

Na kanë kushtuar penalltitë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, i përgëzoj. Zgjodha tre gjuajtësit e parë, pjesën tjetër lojtarët e vendosën në bazë të asaj se si ndiheshin. Bono është një portier spektakolar dhe sot ai ishte i shkëlqyer. Më vjen shumë keq për tifozët. Nuk duhet të ishte kështu, ne u përpoqëm. Na falni”, tha Enrique.

Eleminimi nga Botërori, portieri i Spanjës e ka me sulmuesit: Nuk ditën të shënonin

Spanja u eleminua nga Botërori në fazën e 1/8. Iberikët humbën 3-0 nga penalltitë, me ndeshjen kundër Marokut që përfundoi 0-0 pas 120 minutave lojë. Pas ndeshjes gardiani i Spanjës, Unai Simon e kishte me sulmuesit që nuk ditën të shënonin.

“Mendoj që në 120 minuta të ndeshjes, kemi qenë superiorë ndaj rivalit, por vlen pak ajo që them unë meqë nuk ia dolëm para portës. Në gjuajtjet e penalltive ata kanë qenë superiorë dhe kjo i bëri që të shkojnë në çerekfinale.

Po e shohim që ka surpriza gjatë të gjithë këtij Botërori. Nuk ishim të aftë t’i kalonim dhe nuk e prisnim që të eliminoheshim përballë Marokut. Por ky është realiteti dhe tani na takon ne të kthehemi në shtëpi”, tha Unai Simon.

 

Advertisement

TRENDING