Connect with us

Politike

Rama: S’kemi qejf të luajmë ‘pushtetesh’

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke “TRT” duke komentuar për 20 minuta shumë çështje duke nisur nga gjeopolitika për ta mbyllur me sport. Gjatë intervistës së tij, numri një i qeverisë së vendit komentoi afrimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor pas luftës në Ukrainë, ndërsa u ndal edhe tek marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Po ashtu, tha se nuk kishte asnjë plan për të ndaluar ikjen e të rinjve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe me pretendimin se është botë e lirë dhe se largimi nuk i bën më pak patriotë. Komentoi marrëdhënien me Turqinë, por edhe ndeshjet e Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. I ngacmuar lidhur me zgjedhjet që do të bëhen në Shqipëri vitin që vjen, Rama u shpreh i bindur që do të fitojë pa diskutime, ndërsa protestat u shpreh se nuk i konsideronte pasi ishin të organizuara nga opozita dhe nuk mbështeteshin në kauza që qëndronin.

INTERVISTA E PLOTË E RAMËS:

Sapo ke mbërritur nga Tirana ku pritet Samitin e BE, keni ndonjë hapa konkretë për integrimin në BE?

Rama: Bashkimi në BE është fjalë e madhe. Do të duhet shumë kohë për bashkimin, por e vërteta është që BE është duke u bërë…që pas luftës në Ukrainë, më shumë gjeopolitike. Vëmendja e BE për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor është më e madhe këto kohë. është kërkuar që të merren hapa konkretë për të marrë më pranë Europës vendet e BE. Nuk ka më vetëm mendim, por edhe aksion. Kjo është e rëndësishme.

A mund që vendet të bashkohen dhe të afrohen më shumë me BE?

Rama: Ky është qëllimi. Edhe iniciativa në këtë drejtim shkon. po ndodhin gjëra të mira nga agresioni. Duhej nj luftë që BE të zgjohej. Tani që janë zgjuar shpresoj që të marrin hapa më të shpejtë dhe më të guximshëm.

A po zgjidhen anë?

Rama: Nuk është hera e parë që Serbia bën gjënë e duhur. është pjesë e ndryshimeve të rëndësishme në Ballkan.

Serbia ka një qëndrim neutral, më duket se Shqipëria dhe rajoni duhet të navigojnë mes Kinës dhe Rusisë. A po kemi një tjetër luftë të ftohtë?

Rama: Shqipëria se ka pasur kurrë këtë problem. Sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi qenë të izoluar nga të dyja palët. Kemi histori ndryshe se kemi qenë të izoluar. Kështu që nuk kemi ndonjë varësi nga Rusia dhe s’kemi nevojë që të luajmë lojra pushteti. Kemi një qellim të qartë që është BE dhe jemi anëtarë krenarë të NATO.

Keni thënë disa herë se rrugëtimi në BE është individual dhe nuk duhet bërë me hile, kemi parë dy vendeve Bosnja dhe Kosovë, si e shihni situatën në këto vende dhe cili është roli i Shqipërisë në mbajtjen e këtyre vendeve stabël?

Rama: Fillimisht kam përsëritur disa herë që duhet të bëjmë BE e bashkuar dhe kjo do të thotë që të bashkojmë veten me Kosovën sepse në botën shqiptare kjo është shumë e thjeshtë. Nuk kemi lidhje dhe nuk duam të kemi me Rusinë. Por duhet të mbajmë Serbinë, është një hapërisë ku Putin ka popullaritet të lartë. Interaktiviteti me atë hapësirë dhe atë shqiptarë, si Kosovën që nuk njihet nga Serbia mund të bëhet një hapësirë konflikti dhe problemesh. E njëjta është edhe me Bosnjen.

Thatë që Serbia ka zgjedhur rrugën e drejtë, ka ndodhur kjo edhe me Kosovën dhe Bosnjen?

Rama: Serbia është problem në këtë rast për të gjitha arsyet që përmendëm, prandaj është e rëndësishme që të jemi bashkë dhe që problemet tona mund dhe duhet zgjidhur me veten tonë. E se problemet e të tjerëve nuk duhet të bëhen tonat.

Kemi parë protestat në vendin tuaj për korrupsionin…

Rama: Protestat janë organizuar nga opozita. Janë minimalisht të ndikuar kur flasin qeverinë dhe problemet. Korrupsioni është fenomen dhe ne kemi modernizuar shërbimet e shtetit që të bëhen gjërat më transparente.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë, jeni gati për këtë dimër?

Rama: Nuk më pëlqen kjo fjalia ‘ndër më të varfrat’. Janë gjetkë, jo në Europë, jo në Ballkan. Po kemi njerëz të varfër por gjërat po përmirësohen. Kur vjen puna në këtë pikë duhet të mbajmë mend se agresioni i Putin ka qëllim të vendet Perëndimore që t’i gjunjëzojë dhe nëse ndaj Kievit përdor bomba. Këtej nga ne përdor armë të tjera; çmime të larta energjie, inflacion. E kuptojmë, po bëjmë më të mirën.

Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave britanike, keni folur me ndonjë zyrtar britanik dhe cili është plani që të ndalni të rinjtë për të ikur nga vendi?

Rama: Nuk ndalohet dot askush që të ikë nga kjo botë ku jetojmë. Faleminderit Zotit nuk jemi më në bunker ku ishim 30 vite më parë. Jemi të lirë të lëvizim, por jo në tregun e BE, prandaj lëvizjet e tyre po shkaktojnë kaq shumë debate. Kur vjen puna tek trendi i njerëzve që ikin nga vendi, të gjithë e kalojnë. Psh. Rumania dhe Bullgaria kanë humbur 20% të popullatës, nuk është rasti ynë. Do të ketë një kohë kur njerëzit ikin, e disa të tjerë që do kthehen.

Edhe unë ika nga vendi im, kështu që e kuptoj, por cili është mesazhi juaj për ata që kanë ikur?

Rama: Nuk iu them çfarë të bëni. është jeta juaj, zgjedhja juaj. Nuk të bën më pak patriot fakti që ke ikur dhe ke zgjedhur që sfidosh veten në një vend tjetër. Shiko ku je tani…! Po bën karrierë në një nga mediat më të mëdha në Europë. Të takon ty të vendosësh nëse do kthehesh. Po e ndihmon vendin, jam i sigurtë që kthehesh. Ndoshta një ditë kthehesh dhe drejton një media boshnjake.

Turqia mbështet Ballkanin e Hapur, si është marrëdhënia juaj me Turqinë?

Rama: është e mrekullueshme, jam i kënaqur sesi e shohim ne dhe presidenti Erdogan.

E patë Kupën e Botës?

Rama: Diçka

E patë ndeshjen Zvicër-Serbi?

Rama: Mendoj që është sport dhe kur je në fushën e blertë është ndryshe, ka shumë emocion, tension. është gjithmonë e njëjta gjë kur vjen puna tek vende fqinje.

Ka shumë vende fqinje…vetëm vendet e Ballkanit shkaktojnë zhurmë…

Rama: Ç’do ti që Franca dhe Gjermania të kenë të njëjtën gjë? Nuk do të ndodhë…

Xhaka dhe Shaqiri ishin të dy të provokuar gjatë ndeshjes?

Rama: Disa vite më parë, pamë të njëjtën gjë ndaj Serbisë dhe kur manifestuan me shqiponjën, ishte shumë e bukur për mua dhe e postova. është një mënyrë për të shijuar dhe për t’u lidhur me rrënjët e tyre. Janë qytetarë zviceranë por vijnë nga rrënjë shqiptare. Edhe asokohe ishte situatë e tensionuar. Kësaj here mendoj që ishte më pak… Nuk bënë asgjë, nuk bënë as shqiponjën. U provokuan por është shumë e vështirë. Kjo është shqiponja e shqiptarëve dhe asnjë nuk duhet të mërzitet, por për çfarëdo arsye serbët e marrin si ofendim. Kur humbim, si asnjë vend nuk e presin mirë. Serbët nuk janë humbës të mirë. Kështu që ishte shumë zhgënjyese ajo që ndodhi.

Keni qenë basketbollist…këto gjëra duhen lënë jashtë fushës?

Rama: Është e lehtë për ta thënë. E di që lojtarët janë ndryshe por fusha nxjerr shumë ç’ke brenda. Barrierat që kemi në jetën e përditshme ulen dhe…

Do qëndroni në zyrë për zgjedhjet e ardhshme?

Rama: Zgjedhjet janë në 2025 kështu që ka shumë kohë para akoma.

Po zgjedhjet lokale, ç’mendoni se do ndodhi?

Rama: Do fitojmë. Do bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, do fitojmë.

Edhe pse e gjithë opozita është bashkuar kundër jush…?

Rama: Le të bashkohen por është e vështirë për ta.

Advertisement

TRENDING