Connect with us

Bota

BE kërcënon Elon Musk

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Twitter për të bllokuar llogaritë e disa gazetarëve të njohur amerikanë, duke  “kërcënuar” Elon Musk se do përballet me sanksione

Gazetarët e The New York Times, Washington Post, CNN dhe Zëri i Amerikës ishin mes atyre që iu hoqën llogaritë.

“Lajmet për pezullimin arbitrar të gazetarëve në Twitter janë shqetësuese. Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Rregullat e mediave të BE-së dhe rregulloret e reja digjitale që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm kërkojnë “respektim të lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Ndaj, së shpejti do ketë masa dhe sanksione ndaj tij”, shkroi në Twitter komisionerja evropiane Vera Jourova, e cila drejton punën e BE-së për vlerat dhe transparencën.

Sipas rregullave të reja të BE-së, platforma të tilla do të duhet t’u shpjegojnë përdoruesve evropianë pse llogaritë e tyre u pezulluan, gjë që nuk është bërë.

 

 

Pezullimi i papritur i gazetarëve pasoi vendimin e Musk për të ndaluar një llogari që gjurmonte automatikisht fluturimet e avionit të tij privat duke përdorur të dhëna të disponueshme publikisht.

Advertisement