Kronike
EMRI/ I vuri flakën Komisariatit të Elbasanit, arrestohet i riu

Aurel Islam Latifi është i riu, i cili u arrestua gjatë natës, pasi akuzohet se i vuri flakën mbrëmjen e djeshme dritares së ankesave në Komisariatin e Policisë në Elbasan. Zjarri është vendosur në sallën 60, ndërsa nga hetimet e deritanishme është mësuar se 33-vjeçari, nga fshati Mollas, ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin. Ai është ndaluar nga Policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen ‘Dyli Haxhire’, Elbasan, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

