Connect with us

Kosova

Kurti për gazetën gjermane: Vuçiçit i ka ikur treni

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri të vendit është e tensionuar si rezultat i panikut të Beogradit. Ai ka thënë se qeveria që drejton është e shqetësuar, por e kujdesshme për situatën aktuale.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Ai gjithashtu ka folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve e policëve serb në Kosovë, teksa dhe deklaroi se Vuçiç po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.

“…Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”,  – ka theksuar kryeministri Kurti

Në këtë intervistë i pari i ekzekutivit ka folur edhe për planet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Advertisement