Connect with us

Politike

Kuvend/ “Sherr” mes Tabakut dhe Ibrahimajt

Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga debate të ashpra, teksa ministrja e Financava, Delina Ibraimaj është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Gjithçka ka nisur pasi Ibrahimaj e ka cilësuar PD-në si “opozita e vulës”, ndërsa Tabaku ka reaguar ashpër duke e quajtur ministren të paaftë.

Debati:

Ibrahimaj: Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë inflacioni socialist kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. U desh që të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të Putin, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve. Inflacioni është i Putin, nuk është i socialistëve. Inflacioni si Shqipërisë është inflacion që është ndikuar nga politikat e kësaj qeverie. Kemi bërë dy rishikime buxheti dhe kanë qenë në qëllim mbështetjen e shtresave në nevojë. Shifrat tregojnë që kemi rritje të konsumit gjatë 6 mujorit të parë, do vazhdojmë të kemi rritje edhe gjatë fundit të vitit. Jeni mësuar të bëni shpifje dhe me rritjen dhe me nismat e qeverisë.

Tabaku: Të të vij turp që ke ardhur nga rruga dhe je bërë ministre dhe më thua mua je bërë opozita e vulës. Dëgjo këtu se mëson. Sot realiteti që jetojnë familjet shqiptare është kështu, sot të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ardhur 50% nga faktorë të brendshëm. Ministrja nuk shikon familjet, se e ka mendjen te koncesionet, miraton këtu Vkm e akte normative për tendera e koncesione. Është aq e paaftë për qytetarët, saqë ka 12 muaj pa bërë asgjë dhe na sjell këtu një akt normative. Zonja ministre, askush nuk e ka arrogancën paaftësinë, arrogancën dhe korrupsionin tënd.

Ibrahimaj: Unë jetoj në rrugën Rexhep Jella. Shtëpia është në pronësi të përparim Ibrahimaj, që është babai i bashkëshortit tim. Spiunët tuaj sillini të më shoqërojnë, ajo është shtëpia ku unë jetoj prej vitesh. Kjo është për qytetarët, jo për ju. Ju shisni vetë, vrerë.

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i doli në mbrojtje ministres së Financave, Delina Ibrahimajt pas akuzave të bëra nga opozita.

Në fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit, Spiropali nënvizoi se askush nuk do të lejohet që t’u ndërpritet fjala ministrave, që këta të fundit të mos tregojnë të vërtetat e tyre. Spiropali iu drejtua edhe deputetes Tabaku, ku i theksoi se ministrja Ibrahimaj nuk vjen nga rruga.

“E para nuk keni lënë gjë, dhe po fus këtu edhe grupin tonë; nuk kemi lënë gjë pa thënë edhe për turpin tonë. Të mos lini një ministre të mos flasë nga vendi, duke i bërë akuza penale, zonja Tabaku për fat të keq shkoi edhe më lart.

Ministrja që është këtu nuk ka ardhur nga rruga, ka ardhur nga studimet e saj në Bokoni me nderimet më të larta; ka ardhur nga një doktoraturë po aty; ka punuar me vite në institucionet më të larta.

Të mos guxojë askush nga vendi që të lëshojë baltë, por edhe akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe. Ju lutem që sa herë që një ministër flet këtu në foltore, të mos guxojë asnjë deputet apo grup deputetësh të ngrihet nga vendi dhe të pengojë ministra dhe deputetë që të tregojnë të vërteta e tyre. Nuk i pengoni ministrat më të mos flasin”, u shpreh ajo.

Advertisement