Connect with us

Aktualitet

EMRAT+FOTO/ U shpallën “non grata”, kush janë dy shtetasin e RMV-së

Ministria e Brendshme ka ndërmarrë masa duke shpallur non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se dy persona e shpallur non grata janë identifikuar si Valon Bela dhe Bekir Halimi.

Masa e vënë ndaj tyre mësohet se do të jetë nga 10 vite secili ndërsa ndaj Valon Belës u lëshua edhe urdhër dëbimi.

Vendimi është marrë pasi Bela dhe Halimi dyshohet se kanë zhvilluar dhe kryer veprimtari kundër shtetit shqiptar, e cila bie ndesh me interesat e sigurisë kombëtare dhe cenon rendin kushtetues të vendit tonë.

Sipas burimeve, vendimi u mor në bazë të ligjit për të huajt, neni 104/1 a dhe b.

Advertisement