Connect with us

Pinknews

Noizy-n e godasin me grusht, bie në tokë

Reperi Noizy është sulmuar gjatë një koncerti në Zvicër, teksa po performonte në një klub nate.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet përplasja e madhe fizike. Në një moment reperi goditet me grusht dhe bie direkt në tokë.

Në atë moment ndërhyjnë truprojat e tij për t’i ardhur në ndihmë duke goditur me grushte palën grupin që u hodh të sulmonte Noizyn.

Nuk dihet ende se kush kanë qenë ata që e kanë provokuar dhe kanë dashur të dhunojnë këngëtarin. Ende nuk ka një reagim nga këngëtari, por videot tregojnë një përplasje të madhe.

Advertisement

TRENDING