Politike
Berisha tregon si e thërret Armina
Pak muaj më parë në familjen Berisha pati dasmë. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni kurorëzoi historinë e dashurisë me Armina Mevlanin.
E teksa ishte i ftuari special për Gilbert Fevziun në “Opinionin” e Klanifornia, Sali Berisha ka treguar se si e thërret nusja e djalit.
Gilbert Fevziu: Armina si ju thërret? Baba, doktor?
Sali Berisha: Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram.
Gilbert Fevziu: Nuk të vjen inat që keni 30 vjet në politikë dhe keni çerekun e followers-ave në Instagram që ka Armina? Të kesh më pak followers se nusja, ky është turp i madh i Zotit. E njeh Sali Berishën ajo? I ke thënë asaj jam Sali Berisha unë o budallenj?
Sali Berisha: Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik.