Pinknews
Reagon ish-partnerja e Ledianit, tregon të vërtetën
Romanca e lindur mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliu ka ngjallur debate të shumta.
Çifti i sapo konfirmuar u përball me kritika të mëdha pasi balerini në nisjen e spektaklit ishte në një tjetër marrëdhënie.
Pas debateve dyshja kanë reaguar duke thënë se nuk kanë thyer asnjë kod moral, ndërsa balerini u shpreh se në momentin që nisi romanca me këngëtaren, çdo gjë tjetër në jetën e tij ishte mbyllur.
E tani duket se e ka rradhën ish-partnerja e Ledianit për të “reaguar”. Vajza e quajtur Ditjona Bora, ka postuar në Instagramin e saj një selfie, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“E vërteta ndryshon me kalimin e kohës”.