Bota
‘E kam hedhur në det’, kush është Fatbardh Dervishi
Pse të rrezikosh të prezantosh rezervën kur mund ta marrësh nga të tjerët? Ky ishte lajtmotivi i një bande të rrezikshme kriminelësh të specializuar në “përmbysjen” e trafikantëve të drogës që është çmontuar me arrestimin në Costa del Sol të një duzinë anëtarësh të saj. Mes të arrestuarve, kreu i bandës, Fatbardh Dervishaj/Doda, një shtetas shqiptar jashtëzakonisht i rrezikshëm, i kërkuar në Shqipëri pasi dyshohet se ka qëlluar një grua.
Sipas mediave të huaja, Doda konsiderohej nga policia spanjolle si “rrëshqitës” pasi ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false. Në Spanjë, ai është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal, ndërsa grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.
Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim. Ndërkohë disa ditë më vonë, në emisionin “Në Shënjestër” në News 24, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë, i identifikuar si Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e të birit të saj.
Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga.