Aktualitet
Ekzekutimi i Edmond Papës, zbulohet vrasësi i dytë
Zbulohet emri i personit të dytë, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa. Bëhet fjalë për Andrew Bode, 44 vjec i lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Bode mban edhe një emër tjetër, por me emrin e lartpërmendur është regjistruar në Gjendjen Civile. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar. Ashtu si dhe Albano Velo ishte larguar drejt Francës për të humbur gjurmët e tij.
Bode së bashku me Velon u filmua nga kamerat e sigurisë së një lavazhi afër vendngjarjes, teksa shfaqet me një makinë tip Audi, të cilën Albano Velo e dërgoi për ta larë. Kjo makinë me shofer 30-vjeçarin është përdorur për ruajtjen e lëvizjeve të biznesmenit si dhe për të marrë ekzekutorin, Andreë Bode pas krimit brenda lokalit në zonën e Komunës së Parisit. Teksa Velo e priste me Audi, Bode ka shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë tip Smart, që e kishte marrë me qeea.
Pasi ka qëlluar mbi Edmond Papën, është larguar me Audin e drejtuar nga Velo, kanë udhëtuar së bashku në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e Astirit. Më pas, Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e Kodrës së Diellit.
Të nesërmen, më 17 Nëntor, ai është kthyer sërish në vendin e krimit dhe pa rënë në sy ka marrë makinën tip Smart. Deri më tani, dyshohet se vrasja e Papës është bërë për hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në atentatin me tritol të Qershorit të vitit 2022 në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Bode dhe Velo rezultojnë të kenë njohje me Sadikajn, deri më tani dyshohet se janë miq të ngushtë, por nuk dihet rrethanat sesi janë njohur. Megjithatë përveç miqësisë, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë paguar për vrasjen e biznesmenit.