Connect with us

Lifestyle

Zbulohet se kujt i bën mirë kafeja dhe si duhet pirë

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe duket se ajo i bën mirë shëndetit.

Për këtë arsye, “El País” ka publikuar rezultatet e studimeve të ndryshme në të cilat është treguar se konsumimi i moderuar i kafesë ndikon në vdekshmërinë më të ulët, dhe për rrjedhojë, zgjat jetëgjatësinë.

Ky është rasti i studimit të BMJ, ku pohohet se konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike.

Nga një grup specialistësh spanjollë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore për Fiziopatologjinë e Obezitetit dhe Ushqyerjes (CIBEROBN), thuhet se “pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm”.

Megjithatë, kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi tek gratë shtatzënë konsumimi i kafesë mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave në vetë gratë shtatzëna.
Ndërkohë, studimet nga Kina kanë dalë në përfundim se konsumimi i moderuar i kafesë, me ose pa sheqer, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes.

Advertisement