Connect with us

Rajon

Vuçiç, bisedime të rëndësishme me Chollet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar bisedime të rëndësishme me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili këtë javë do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin dhe ka treguar se ka marrë përgjigje negative nga KFOR-i lidhur me kërkesën për dërgimin e trupave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

“Nuk prisja përgjigje tjetër nga KFOR-i” – u shpreh presidenti serb – “Tani mbetet të shihet nëse kërkesa jonë do duhet të shkojë në këshillin e Sigurimit të OKB. Atje rusët do të na mbështesin. Por vota e shumicës do na pengojë të fusin ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë. Çfarë do të bëjmë? Do lëmë Kurtin të komentojë për dështimin tonë? – Pyeti Vucic

Këtë javë, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet do vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, teksa presidenti theksoi se ai është ‘njëri shumë i rëndësishëm, që vjen në një kohë tepër të rëndësishme, për takime mjaftë të rëndësishme”

Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë nga 8 deri më 13 janar. Në njoftimin e DASH-it thuhet se ai më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë. Në Kosovë Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër. Derek Chollet do ta vazhdojë udhëtimin e tij më 12 janar në Serbi.

Advertisement