Connect with us

Aktualitet

Mira Rakacolli, 270 mijë euro vetëm në bankë

TIRANE-Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është një nga “shënjestrat” e Homeland Justice në publikimin e fundit që u bë dje. Gjendet emri i Rakacollit në listën me 1 mijë subjekte, persona dhe kompani, llogaritë bankare të të cilëve tashmë janë publike dhe gjendja financiare e tyre gjithashtu.

Rakacolli del në këtë listë me mbiemrin e bashkëshortit, Kapisyzi, me 3 llogari bankare, 2 personale dhe 1 në funksion të shoqatës që është krijuar prej saj nën “petkun” e familjes Kapisyzi.

270 mijë euro vetëm në bankë! Njihuni me zv.ministren

Siç edhe shihet, vlera totale kap vlerën e 270 milionë lekëve, e ndarë në 3 shuma. 99 milionë në njërën nga llogaritë e zv.ministres, 70 milionë lekë te tjetra, ndërsa depozita më e majme është ajo e shoqatës “Qendra Observatori për të drejtat e fëmijëve”, ku janë 100 milionë lekë të vjetra. Në total, shuma është 270 milionë… Një shifër tejet e majme po ta mendosh për një zyrtare administrate.

270 mijë euro vetëm në bankë! Njihuni me zv.ministren

Por burimi i të ardhurave për depozitat personale nuk është problemi i parë për Kapisyzi-n, nëse do të harronim se zyrtarja ka një shoqatë me të shoqin, duke shkelur hapur ligjin për Konfliktin e Interesit. Shoqata që është objekt i punës së saj si zv.ministre, thith fonde nga organizata shqiptare e të huaja, donatorë apo institucionet publike, gjë që do të duhet të ndalonte Rakacollin në përfshirjen e saj në ministri duke zgjidhur paraprakisht konfliktin e interesit.

 

Advertisement