Connect with us

Kosova

SHBA: Urgjentisht Asociacionin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke” – deklaroi këshilltari amerikan.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për të siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, pas takimit me presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti, u takua edhe me Kryetarin e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, ky i fundit theksoi se nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe integrimin e plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Advertisement