Connect with us

Bota

Mëngjes terrori në Paris

Gjashtë persona u qëlluan me thikë nga një burrë, në një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në kryeqytetin francez dhe në Evropë, në zemër të Parisit.
Sipas policisë, të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.
Oficerët e policies kanë imobilizuar të dyshuarin pasi kanë hapur zjarr ndaj tij, duke e plagosur rëndë në gjoks, teksa u përcoll më pas për në spital, “midis jetës dhe vdekjes”, siç tha ministri i brendshëm francez.
Gerald Darmanin shkoi menjëherë në vendngjarje dhe përgëzoi forcat e rendit për reagimin e menjëhershëm.
Asnjë element nuk lë, për momentin, të dyshohet për një sulm terrorist, por hipoteza terroriste “nuk përjashtohet”, thuhet nga prokuroria, e cila ka hapur një hetim.
‘Gare du Nord’ konsiderohet stacioni i parë në Evropë dhe i treti në botë për fluksin e pasagjerëve, me rreth 700,000 njerëz në ditë dhe mbi 220 milionë vizitorë në vit. Trenat që mbërrijnë këtu, vijnë nga gjithë Franca, por edhe nga vende të tjera të mëdha evropiane si Belgjika, Holanda apo Mbretëria e Bashkuar.

Advertisement