Pinknews
Blogerja shqiptare revolton rrjetin
Zakonisht kur je personazh publik dhe del në television, pritet që të thuash gjëra të mençme, ose të paktën të mos lëshosh ndonjë marrëzi.
Por ky nuk është rasti shqiptar, pasi zakonisht kur sheh të ftuarit nëpër televizionet shqiptare, shumë prej tyre të duket se i kanë lëshuar nga psikiatria.
Kjo ka ndodhur së fundmi edhe me një vajzë me emrin Dea Mishel Hoxha, që thuhet se është blogere dhe që e kanë futur në Big Brother si personazh “VIP”.
Ajo ka zemëruar rrjetin, pasi ndërsa një tjetër personazh “VIP” aludonte se ishte sëmurë rëndë, gjë që më pas rezultoi si e pavërtetë, ajo tha si pa të keq se nuk jetonte dot krah personave që janë duke vdekur.
“Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës” u shpreh ajo.
Dhe hajde nxirri pastaj këta në television, për të dhënë mend!