Connect with us

Kosova

E rëndë në Kosovë/ 15-vjeçari bie nga lartësia e ndërtesës

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar.

Si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për Kosovapress.

Advertisement

TRENDING