Connect with us

Kosova

Kosova, si kryeqendra botërore e diplomacisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhme do të vizitojë Prishtinën.

Kjo vizitë vjen pas paralajmërimeve se plani franko-gjerman, i njohur edhe si plani “evropian”, për ta zgjidhur çështjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të intensifikohet në fillim të janarit.

Të mërkurën që lamë pas në Prishtinë qëndroi për vizitë zyrtare këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kosovar ai kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

“Asociacioni është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë asnjë individ, qeveri apo parti” – deklaroi zemisari amerikan Gabriel Escobar.

Respektim të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë Asociacionin, kërkoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se Kosova ende s’ka një propozim për këtë çështje, por se sipas tij, duhet formuar në përputhje me Kushtetutën.

 

Advertisement