Politike
Mbetet e ngrirë dosja ‘Babale’
Për të shtatën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin demokrat Ervin Salianji është shtyrë. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese e për pasojë seanca nuk mund të jepet. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë, po mungesa e formimit të trupës gjykuese bëri që ajo të shtyhet. Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.