Connect with us

Kronike

FOTO/ Britania kërkon konfiskimin e pasurisë së bosit shqiptar

Autoritetet britanike kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të shtetasit shqiptar Nelson Aliaj i cili është dënuar me 15 vjet burg në qershor 2019.

Shqiptari që cilësohet si kreu i një rrjeti kriminal që furnizonte me kokainë përdoruesit në Kentin perëndimor është urdhëruar të paguajë gati 50,000 £.

Nelson Aliaj u dënua me 15 vjet burg në qershor 2019 pasi u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A bashkë me nëntë anëtarë të tjerë të të njëjtit grup kriminal.

Banda me bazë në Londër kishte përdorur një telefon celular specifik për të tregtuar kokainë për njerëzit që jetonin në Tonbridge dhe Tunbridge Wells.

Pictured: Enormous cash haul piled up by cocaine gang in sleepy Tunbridge  Wells | Daily Mail Online

Hetuesit financiarë vazhduan të vlerësonin financat e Aliajt pas burgosjes së tij dhe aplikuan për një urdhër konfiskimi me arsyetimin se ai kishte pasuri të fshehura në Shqipëri, përfshirë prona, tokë dhe automjete.

Urdhri u dha në Canterbury Crown Court të premten më 13 janar 2023 dhe Aliaj duhet të paguajë 48,658 £ brenda tre muajve të ardhshëm. Nëse ai dështon ta bëjë këtë, atëherë do t’i shtohen edhe 18 muaj të tjerë dënimit me burg dhe do të duhet të paguajë akoma.

Akti i të ardhurave nga krimi është një legjislacion që siguron që kriminelët si Nelson Aliaj nuk lejohen të mbajnë pasuritë e fituara nga aktiviteti i tyre i paligjshëm.

Advertisement