Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama ndryshon rregullat e lojës/ Albatros Rexhaj zbulon lëvizjen e fortë të Kryeministrit: Po instalon…

Partia Socialiste ka intensifikuar takimet me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”, përmes së cilës synohet evidentimi dhe adresimi i shqetësimeve dhe problematikave me të cilat qytetarët përballen në përditshmërinë e tyre.

Këtë qasje të Partisë Socialiste dhe qeverisë e ka komentuar analisti Albatros Rexhaj. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se politika duhet të zhvillohet pranë qytetarëve dhe se komunikimi i drejtpërdrejtë me ta është një prej elementeve që bën diferencën.

Rexhaj vlerësoi se përmes kësaj qasjeje Rama po përpiqet të ndërtojë një model të ri komunikimi me qytetarët, duke e cilësuar atë si përpjekje për të instaluar “llogaridhënien qytetare”, të cilën e konsideroi si një vlerë evropiane.

“Kryeministri Edi Rama e ka kuptuar se politika bëhet me njerëzit, aty ku janë njerëzit. Diferencën e bën komunikimi me njerëzit dhe kryeministri e ka kuptuar këtë. Po krijon diçka të re. Pjesa më e rëndësishme është komunikimi i drejtpërdrejtë me njerëzit. Ai do të instalojë ‘llogaridhënien qytetare’. Kjo është një vlerë evropiane. Ai do ta dërgojë Shqipërinë në Europë. Nuk dërgohet Shqipëria në Evropë vetëm me foto apo me reels-a”, tha Rexhaj.

Analisti theksoi se qytetarët duhet të kenë një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe, mbi të gjitha, të dinë se kush mban përgjegjësi kur problematikat e tyre nuk marrin zgjidhje.

Sipas tij, llogaridhënia duhet të shtrihet në të gjitha nivelet e administratës dhe institucionet duhet të jenë të identifikueshme për qytetarët kur bëhet fjalë për përgjegjësinë ndaj një dështimi.

“Duhet instaluar llogaridhënia në të gjitha hallkat dhe qytetarët duhet ta dinë se kush është përgjegjës për një dështim. Unë mendoj se Edi Rama në fund do t’ia dalë”, u shpreh ai.

Rexhaj: PD është peng i Berishës

Analisti u ndal edhe te zhvillimet brenda kampit opozitar, duke e vënë theksin te Partia Demokratike dhe roli i Sali Berishës.

Sipas Rexhajt, PD vijon të jetë nën ndikimin e Berishës dhe kjo, sipas tij, e vështirëson krijimin e një opozite të re dhe funksionale.

“Opozita ka hallet e veta. Ajo është peng i Sali Berishës. Për sa kohë të jetë Berisha, aty nuk do të ketë një rikrijim. Gjithçka është nën hijen e Sali Berishës”, deklaroi Rexhaj.

Duke komentuar protestën e opozitës në bulevard, analisti tha se një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, veçanërisht shtresa e mesme, tashmë është distancuar nga tubimet opozitare.

“Shtresa e mesme është tërhequr nga sheshi”, përfundoi ai.

Advertisement