Connect with us

Kosova

Serbia dhe Kosova pajtohen për planin franko-gjerman

Sipas burimeve diplomatike, është arritur një pajtim i gjerë për të mbështetur propozimin franko- gjerman për një marrëveshje bazë mes Kosovës dhe Serbisë, plan që sipas fjalëve të shefit të diplomacies europiane, Josep Borrell, ka mbështetjen e të gjitha shteteve të BE-së she SHBA.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, pritet që më 20 janar të vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.  Sipas REL, i dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy të dërguarit, kohëve të fundit kanë vepruar bashkërisht me qëllim që të rrisin gjasat për të patur sukses në dialog. Në Bruksel, disa herë kanë thënë se angazhimi i përbashkët BE-SHBA është treguar i dobishëm për të bindur palët që të ulin tensionet.

Escobar dhe Lajçak më 9 janar janë takuar me ambasadorët e shteteve të NATO-s, me të cilët kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe rajon dhe kanë paraqitur para tyre edhe planet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se Kosovën dhe Serbinë së shpejti do ta vizitojë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, dhe ai i Gjermanisë, Jens Plotner, por aktualisht nuk është saktësuar nëse këta dy diplomatë do të shoqërojnë Escobarin dhe Lajçakun.

Përsa i përket një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, diplomatët në Bruksel nuk kanë përmendur ndonjë datë, por kanë thënë se “po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Synimi i bllokut evropian është që takimi Kurti-Vuçiq të ndodhë para fundit të muajit janar. Hera e fundit e takimit mes tyre ishte 21 nëntori i vitit 2022.

Kosova

Erdogan MBUSH Kosovën me armë, vizita e Kurtit në Turqi dhe marrëveshjet e firmosura

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se Ankaraja do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje në të gjitha fushat, por gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të sigurohet përparim konkret në uljen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti Erdogan tha në takim se fokusi është rritja e vëllimit të tregtisë mes Turqisë dhe Kosovës, e cila është afër 750 milionë dollarë, në mbi 1 miliardë dollarë dhe se ka potencial për zhvillimin e marrëdhënieve në shumë fusha, veçanërisht në industria e mbrojtjes.

Sipas një deklarate nga presidenca, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në fushën e luftimit të terrorizmit.

“Ai theksoi se ulja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur, si dhe se është e rëndësishme të bëhet progres konkret në këtë çështje”- thuhet në deklaratë.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me Erdoganin, ka shkruar në platformën “X” se janë diskutuar mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe atë të mbrojtjes.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në të gjitha fazat e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës, si dhe për mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Kosovës.

 

Continue Reading

Kosova

URA E SHERRIT mbi Ibër, kërkohet hapja por BE dhe KFOR duan dialog

Pa ndonjë incident të theksuar dhe nën kujdesin e Policisë së Kosovës e forcave të KFOR-it, qarkullimi i njerëzve nëpër Urën e Ibrit që ndanë Mitrovicën në dy pjesë ka vazhduar ndër vite. Megjithatë, ndonëse janë arritur dy marrëveshje në Bruksel e janë hartuar plane zbatimi, Ura e Ibrit vazhdon të mos jetë e hapur për qarkullimin e makinave. Kjo temë është riaktualizuar këto ditë, pas paralajmërimeve nga zyrtarë të ndryshëm se ajo do të hapet së shpejti.

Bashkimi Evropian ka reaguar duke thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel.

Por cila është historia e Urës së Ibrit dhe e marrëveshjeve që janë nënshkruar për hapjen për qarkullim e që s’po zbatohen ende.

Në vitin 2014, ishte hartuar një plan nga BE-ja për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim me disa elemente. Sipas atij plani kërkohej respektim i Ligjit të Kosovës, realizimi i vlerësimit teknik të strukturës statike të Urës së Ibrit nga BE-ja dhe hartimi i një projekti për rivitalizimin.

Në mars të vitit 2015 për të arritur këtë qëllim, ishte larguar i ashtuquajturi “Parku i Paqes” dhe në vend të tij ishin vendosur disa barrikada betoni, të cilat përsëri vazhdonin ta pengonin lëvizjen e lirë.

Në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për hapjen e urës së Ibrit, ku parashikohej që ajo të hapej për trafik jo më vonë se fundi i qershorit 2016.

Me qëllim të bërjes progres, më 5 gusht 2016, Kosova dhe Serbia ishin marrë vesh me një plan implementimi me qëllim zgjidhjen e problemit të rivitalizimit të Urës.

Pavarësisht gjithë këtyre marrëveshjeve, ura kryesore nuk është hapur dhe vazhdon të jetë temë që po shkakton kokëçarje për Kosovën dhe BE-në edhe pas 8 vitesh.

Continue Reading

Kosova

Pasurohet arsenali i FSK-së, ministri i Mbrojtjes së Kosovës konfirmon: Është bërë pagesa e parë për raketat antitank ‘Javelin’

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se është kryer pagesa e parë ndaj SHBA-së për 246 raketat antitank “Javelin”, të cilat do të shtohen në inventarin e FSK-së.

“Ne jemi në proces për blerjen, pra prokurimin e këtij sistemi. Ne kemi ekzekutuar tanimë pagesën e parë për këtë sistem, pra që nënkupton se jo vetëm që është miratuar, por jemi në proceset në vazhdimësi për të pasur në inventarin tonë këtë sistem. Pra është çështje e kryer, Javelin do të jetë pjesë e inventarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”,- ka deklaruar ministri Maqedonci për mediat kosovare.

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë, ndërsa Kongresi miratoi në shkurt shitjen e tyre.

Raketa “Javelin” është sistem antitank i prodhuar për ushtrinë amerikane. Prodhimi ka nisur në vitin 1996, ndërsa për herë të parë në fushën e betejës është përdorur në Irak e Afganistan më 2003.

Për publikun e gjerë ky lloj armatimi u bë i njohur pas agresionit rus në Ukrainë. Ushtria ukrainase i ka përdorur këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse, që hynë në territorin e saj.

Falë teknologjisë, ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë dhe të përgatiten për hedhjen e radhës.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekond. Vepron në një distancë nga 65 metra deri në 4 mijë metra.

Një raketë “Javelin” kushton rreth 180 mijë dollarë.

Deri më tani janë prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla. Rreth 20-25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme, pjesa tjetër për testime e stërvitje.

Continue Reading

Kosova

Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’

Policia e Tiranës ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.

 

I biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje. Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

 

Sipas policisë shkak është bërë konflikti për vilën. Të dy kanë certifikatë pronësia dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur.

Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.’- njofton policia.

Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016. Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit. Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.

Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në 16 qershor 2020 për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë

Continue Reading

Kosova

Kurti në Ankara, bisedon për marrëdhëniet dypalëshe me Erdoganin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen , njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023.

“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili, sipas tij, do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë u blenë, nuk u bë e qartë atë kohë.

Sipas komunikatës të premten, Kurti e falënderoi Turqinë për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti…shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, thuhet tutje në komunikatë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi këtë muaj rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Kjo Asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Por edhe pse Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, edhe pse i kishte kaluar me sukses dy fazat e para, pasi Komitet të Ministrave s’e futi fare në agjendë votimin për anëtarësimin e saj, duke thënë se ajo nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe./REL

Continue Reading
Advertisement

TRENDING