Kronike
‘U përplasën 2 grupe’, zbulohen detaje nga vrasja e të riut
Armand Xhika u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident me makinë. Sipas BBC, 22-vjeçari u vra nga Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku, 30 vjeç, të cilët ende po gjykohen për vrasjen e tij.
Por veç tyre, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.
“Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.
Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në Earl Marshal Road disa minuta përpara se të pandehurit t’u bashkoheshin bashkëpunëtorëve Eljaso dhe Mateo Cela. Pamjet e CCTV treguan të dy grupet duke biseduar dhe Eljaso Cela “sulet” tek Xhika duke nisur një përleshje të dhunshme. Pamjet kanë kapur skena kaotike.
Xhika mori plagë të shumta me thikë gjatë sherrit duke përfshirë një lëndim 4 inç (10 cm) të thellë që i kaloi përmes gjoksit në shpinë.
Pamjet e CCTV treguan atë duke u rrëzuar në bari pas sulmit përpara se të ngjitej përsëri në këmbë. Kanaçi e çoi Xhikën në spital, por ai u shpall i vdekur në orën 20:37. Një ekzaminim pas vdekjes arriti në përfundimin se ai kishte vdekur nga gjakderdhja e shkaktuar nga plagët me thikë dhe gjithashtu kishte pësuar dëmtime në zemër dhe kolaps në mushkëri.
Përveç Xhikës gjatë sulmit janë sulmuar dhe plagosur edhe 3 shokët e viktimës, Durim Dervishanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku. Dervishanji është paraqitur në spital me disa të çara në krahë dhe kokë. Kanachi u paraqit në spital me gjak në kraharor, çarje në mushkëri, një brinjë të thyer dhe dy çarje në pjesën e pasme të gjoksit të tij në përputhje me goditjen me thikë. Ndërsa Fatson Dushku kishte plagë të ndryshme me thikë dukshëm në pjesën e pasme të tij.
Pas arrestimit, Mentor Selmani dhe Marsid Senia nuk kanë dhënë komente. Megjithatë Senia më herët ka bërë një telefonatë në shërbimet e emergjencës ku tregoi se gjithçka kishte ndodhur pas një aksidenti dhe anëtarët e grupit tjetër kishin shkuar atje me thika.
Mardov Dushku i tha policisë se kishte shkuar në një takim për të folur për një aksident me makinë, por nuk e di si shpërtheu sherri. Ai ka vënë në dukje se një person ka bërë një lëvizje drejt tij kështu që e ka goditur, por më pas është arratisur dhe ka mohuar se ka pasur thikë. Por prokurori u shpreh se qëllimi i këtyre personave ka qenë dëmtimi serioz i anëtarëve të grupit të Armend Xhikës.
Gjyqi vazhdon.