Connect with us

Kosova

SHBA rrit presionin për Asociacionin – Serbia jo konfliktit të ngrirë me Kosovën

Presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po vazhdon të rritet. Më 22 janar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke aluduar për kryeministrin Kurti, tha se një njeri nuk mund të shmangë një detyrim ligjor.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tij në Beograd bashkë me katër emisarët e tjerë dha mesazhe të qarta për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociaicionit dhe se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet me të.

Sipas njohësve të çështjeve politike gjithë kjo situatë është presion mbi Kosovën, dhe sipas tyre, kryeministri i Kosovës duhet të marrë hapa konkrete karshi këtyre kërkesave.

Ndërkohë presidenti serb Vucic, gjatë takimit me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ka dërguar sinjale hapjeje me Kosovën. Vucic  tha se “një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje”.

Advertisement