Aktualitet
Sherr me thika në burgun e Fierit/ Plagoset Denis Bajri dhe Jurgen Zoto
Një konflikt mes tre të dënuarve është regjistruar në ambientet e burgut të Fierit, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, në konflikt janë përfshirë Denis Bajoviç, i njohur edhe si Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj. Të tre njiheshin më herët dhe, sipas informacioneve, kishin pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Përplasja dyshohet se ka nisur pas një debati të çastit dhe më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e mjeteve prerëse. Si pasojë, Bajoviç dhe Zotaj kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së trajtimit, dy të dënuarit janë rikthyer në ambientet e burgut. Ndërkohë, Aldo Gjini është izoluar menjëherë pas konfliktit.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të përplasjes.