Connect with us

Sport

Futbollisti shqiptar ndër lojtarët më të shpejt në botë

Prestigjiozja Spanjolle, “Marca”, ka publikuar lojtarët më të shpejtë në botë, teksa ndoshta për herë të parë në histori, Shqipëria përfaqësohet nga një emër në këtë listë. Ai është ylli i Chelseas, Armando Broja, i cili ka mundur të vrapojë deri në 35.3 km/orë.

Ylli i Kombëtares renditet i 18-ti në botë për këtë tregues. Vendin e parë e mban 23-vjeçari Sven Botman i Newcastle, i cili edhe pse i gjatë 1.93 m, është futbollisti më i shpejtë në planet me 39.21 km/orë, teksa interesant është fakti se ai luan si qendërmbrojtës, në një kohë kur lojtarët më të shpejtë kryesisht janë në sulm.

Sulmuesi uruguajan i Liverpool, Darwin Nunez renditet i dyti me shpejtësi deri në 38 km/orë. Vetëm vend i tretë për Kylian Mbappe, i cili vrapon me 37.9 km/orë. Ylli francez vitin e kaluar ishte në vend të parë, por tashmë dy shkallë.

Surprizë vendi i katërt me blerjen e fundit të Chelsea, Mudryk, që vrapon me shpejtësi 36.63 km/h. Në “top 10” të futbollistëve më të shpejtë janë edhe Dembele, Traore, Leao, Valverde dhe Davies i Bayern. Vetëm vend i 14-të për Erling Haaland dhe i 16-ti Vinicius Junior, që vrapon me 35.40 km/h.

Advertisement