Connect with us

Kosova

Rada Trajkoviç: Vuçiç do ta bëjë…

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare në qeverinë Kurti, Rada Trajkoviç, e ka cilësuar si një shfaqje për naivët diskutimin në seancën e parlamentit serb, në të cilën presidenti Aleksandër Vuçiç raportoi për propozimin evropian për marrëveshje me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç tha se “në qoftë se Vuçiç sinqerisht dëshiron marrëveshje, do kemi marrëveshje”.

“Ai ka shumicën absolute në Kuvend, e cila mund (dhe pa diskutim) ta votojë. Vuçiç nuk ka nevojë për unitet kombëtar dhe nuk e ka kërkuar kurrë. Ky diskutim është vetëm një shfaqje për naivët”, ka shkruar Trajkoviç

Presidenti serb prej dy ditësh është duke iu thënë ligjvënësve serb se të dërguarit e SHBA dhe BE kanë paralajmëruar se nëse Serbia nuk e pranon propozimin, pasojat do të jenë të rënda.

Fjalimi i tij në parlamentin e Serbisë u ndërpre në disa raste nga deputetët e opozitës që e akuzuan presidentin serb për tradhti dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Senaca u përfshi edhe nga përplasjet ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë së presidenti serb.

 

Advertisement