Connect with us

Rajon

Asociacioni/ Bërnabiq: Kurti e dobëson pozitën e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha sot se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe forcon pozitën e Beogradit në dialog, ndërsa sipas saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dobëson pozitën e Kosovës sa herë që thotë “jo”, raportojnë mediat serbe.

Bërnabiq komentoi kështu deklaratën e Kurtit se Asociacioni do të themelohet vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, përcjell Gazeta Express.

“Aleksandar Vuçiq fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiq në TV Prva.

“Asociacioni është ajo për të cilën ne kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha ajo.

Advertisement