Connect with us

Bota

Vizitë në Ukrainë? Biden habit me përgjigjen e tij

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ai ka gjasa të vizitojë Poloninë së shpejti, por përjashtoi mundësinë e një vizite në Ukrainë me afrimin e 24 shkurtit, përvjetorit të një viti të pushtimit rus.

“Unë mund të shkoj në Poloni, por vetëm kaq“, tha Biden në përgjigje të një gazetari që e pyeti nëse do të udhëtonte në Ukrainë.

“Nuk kam vendosur ende se kur do të shkoj në Poloni, apo edhe nëse do të shkoj”, vazhdoi ai.

Presidenti amerikan vizitoi Poloninë në mars të vitit 2022 dhe pati kontakte me autoritetet polake, ndërsa u takua edhe ushtarë amerikanë dhe refugjatë ukrainas.

Advertisement