Connect with us

Aktualitet

Tërmetet në Turqi e Siri, Shqipëria shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare

13 shkurti, do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur po përjetonim të njëjtën situatë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.

 

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

 

Ky vendim erdhi si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 22 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara. Ndërkohë më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë, ku shpalli ditë zie 8 shkurtin.

Advertisement