Connect with us

Kosova

Rusia voton për Kosovën në OKB

Kandiç: Nëse Serbia i vendos sanksione – Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan Harchenko i është përgjigjur pyetjeve se si do të vepronte shteti rus në rast se Serbia do ti vendoste sanksione dhe nëse Kremlini do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ai pohoi se për Rusinë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të jetë i rëndësishëm qëndrimi i qeverisë serbe në raport me Rusinë.

Ndaj kësaj interviste ka reaguar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, e cila beson se ambasadori rus i ka dhënë mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Mesazhet e ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiçin, se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia i vendos sanksione…” – ka shkruar Kandiç.

Rusia ka bërë të ditur disa herë se do ta shfrytëzojë të drejtën e saj të vetos në Këshillin e Sigurisë të OKB-së dhe të bllokonte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Anëtarësimin në këtë organizatë e parasheh edhe plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën gjë po e kundërshton partneri i koalicionit të qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se e pranon propozimin evropian të mbështetur edhe nga SHBA.

Advertisement