Rajon
Tapa e shishes e Christopher Hill
Deri në vitin 2012 një nga temat kryesore të ambasadorëve amerikanë në Serbi, e cila më pas u hoq nga rendi i ditës, ishte bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës. Dy të tjerat – përmirësimi i marrëdhënieve pas bombardimeve të NATO-s dhe çështja e Kosovës – mbeten edhe sot e kësaj dite.
Administratat e shumta amerikane kanë dërguar në Serbi ambasadorë të ndryshëm dhe çështja e Kosovës u trajtua në stile po të ndryshme, edhe pse me të njëjtin qëllim.
Amerikani Christopher Hill është ambasador për gati një vit dhe është e qartë se SHBA i ka caktuar detyrën përfundimtare, për ta hequr Kosovën nga rendi i ditës.
Siç shkruan media serbe “N1”, në 10 vitet e fundit, në Serbi janë ndërruar katër ambasadorë amerikanë. Secili prej tyre ka ptur stilin dhe performancën e vet të shpallur tashmë në video prezantime promovuese në kanalin zyrtar në YouTube të Ambasadës Amerikane në Beograd.
Christopher Hill nuk kishte nevojë të prezantohej për opinionin vendas, i cili e takoi në fund të viteve nëntëdhjetë, kur ishte i dërguari special për Kosovën.
Ai është më aktiv se çdo paraardhës i tij dhe duket se është dërguar me detyrën e tapës në shishe, duke demonstruar maturi, vetëdije për delikatesën e situatës dhe duke u përpjekur të mos shkaktojë polemika me performancën e tij. Sidomos sepse pozicioni i ambasadorit në administratën aktuale është shumë më i fortë se kurrë më parë, pasi ai në veçanti është në gjendje t’i jap njëfarë vule personale politikës që SHBA po udhëheq në rajonin e Ballkanit, duke propozuar masa që më pas do të zbatohen nga Departamenti i Shtetit.