Connect with us

Bota

TRUMP PER LUFTEN ME IRANIN: NJE LOJE E LEHTE

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar të premten përmasat e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Iranin, duke e përshkruar atë si një “konflikt ushtarak” dhe jo si një luftë. Deklaratat e tij vijnë në prag të zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në SHBA.

I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale nëse situata duhet të cilësohet si luftë, Trump tha se termi nuk pasqyron, sipas tij, realitetin e angazhimit amerikan.

“Shumë njerëz nuk e quajnë luftë. Unë them se është një konflikt ushtarak, sepse për ne është lojë e lehtë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. E bëmë në Venezuelë dhe e bëmë edhe këtë”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklarata e Trump erdhi pasi një ditë më parë zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë se nuk do ta përkufizonte situatën në Iran si “luftë”.

Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara nuk janë aktualisht në një luftë të mirëfilltë, por po kryejnë “goditje sporadike”. Ai pretendoi gjithashtu se SHBA-ja ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit dhe se ka shkaktuar dëme të mëdha në forcat e armatosura iraniane.

“Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme. Kemi marrë kontrollin e Venezuelës dhe, në thelb, kemi gjithashtu kontrollin e Iranit”, deklaroi Trump.

Por pretendimet e presidentit u vunë në pikëpyetje nga gazetarët, të cilët i kujtuan se 18 ushtarë amerikanë janë vrarë që nga nisja e konfliktit. I pyetur për përdorimin e shprehjes “lojë e lehtë”, Trump e krahasoi situatën me luftërat e zhvilluara nga SHBA-ja në Vietnam dhe Afganistan.

Pavarësisht kostos njerëzore, presidenti amerikan tha se mënyra se si përkufizohet konflikti është më pak e rëndësishme sesa rezultati që, sipas tij, ka arritur administrata e tij.

“Nuk mendoj se ka rëndësi si do ta quani. Ajo që ka rëndësi është se kemi shënuar sukses të madh. E penguam Iranin të siguronte armë bërthamore”, tha Trump.

Advertisement