Connect with us

Kronike

Gjendet kufoma e një 48-vjeçari në përrua

Personi që shikoni në foto është 48-vjeçari që u gjet i vdekur në një përrrua në Bërxullë. Ai është identifikuar si Elton Tahiri. Pas kqyrjes paraprake mësohet se në trupin e 48-vjeçarit është konstatuar një shenjë gërvishtjeje. Kjo gjë ka shtuar dyshimet dhe ekspertët mjekoligjorë kanë nisur ekzaminimet e detajuara. Tahiri rezulton se është edhe përdorues heroine, ndaj pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

TIRANË– Një 48-vjeçar me inicialet E.T., është gjetur i vdekur në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të ndjerit i është gjetur një mjet identifikimi në xhepin e rrobave. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vdekje aksidentale apo me vrasje.

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull. Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement