Connect with us

Pinknews

BBV/ Kiara krahason Luizin me ish-partnerin, tregon dallimet mes tyre

Kiara Tito po shijon prej javësh tashmë një romancë me këngëtarin Luiz Ejlli në shtëpinë e “Big Brother Vip.” Por, sado që Kiara është prezantuar si një personazh selektiv dhe i mbyllur përsa i përket jetës sociale, ajo ka folur me Diolën për marrëdhëniet e saj të mëparshme, duke treguar çfarë i mungonte në marrëdhëniet e mëparshme dhe arsyet e ndarjes.

“Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë, përkëdheljet, përkushtimi. Edhe kur nuk i bënte partneri i thoja “nuk ka gjë se kështu natyre është ky”, ndërkohë që çdo ditë e më shumë kuptoja që ato gjëra realisht më mungonin. Qoftë fjalët e bukura, përqafimet, përkushtimi. Nuk e kuptoja çfarë kisha. Thoja “çfarë kam një gjë që më mungon dhe nuk po e kuptoj? Duhet të qëndroj vetëm sepse jam mësuar me këtë lloj raporti apo jo, lëre këtë dhe kërko atë që të bën të lumtur?” Jo se nuk më ka dashur dhe respektuar, thjesht janë ca karaktere meshkujsh që nuk të shprehin dashur, të trajtojnë më shumë si shoqe sesa të dashur, Mirëpo duke të trajtuar si shoqe, të humbet pasioni dhe emocioni. Nuk është gjë e mirë kjo. Me Luizin, kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep atë gjë, më jep përkujdesjen, emocionin, më bën dhe të ndihem femër dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë, më bën të ndjehem mirë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhen, më puth, më jep ndjesi shumë të mirë”- tha Kiara.

 

Advertisement