Connect with us

Aktualitet

Fermerët të zhgënjyer i hedhin mollët në kanal: Shteti nuk na ndihmoi

Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit në Korçë të marrin rrugën e emigrimit. Ata shprehen se nuk kanë gjetur treg për shitjen e mollës dhe hedhin akuza ndaj shtetit që është treguar indiferent për problemin e tyre

Fermerët e Dvoranit kanë zgjedhur që prodhimin e mollëve ta  hedhin në kanal pasi nuk ka treg, ndërsa një pjesë e tyre kanë zgjedhur të braktisin vendin dhe të emigrojnë. Ndonëse një situatë e përsëritur, me ironi një fermer thotë se nuk pati prodhim dhe kjo e lumturoi pasi tregu është i vështirë për t’u siguruar.

Një e moshuar mes lotëve tregon se i biri me familjen u largua pasi nuk mund të jetonte me të ardhurat nën kosto të cilat merrte nga prodhimi dhe shitja e mollës.

E ndërkohë dhjetëra fermerë të fshatit Dvoran në Korçë i kanë sharruar mollët. Pjesa më e madhe e tyre i kanë hedhur në kanale e ka nga ata të tjerë që kuptojnë se shteti është inekzistent, pasi molla në pamundësi për t’u shitur ka mbetur stok në magazina./Marre nga Syri.net

Advertisement