Connect with us

Kosova

Na e sollën Pako Postale/ Albin Kurti për planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për dialogun me Serbinë dhe takimit që do të mbahet të hënën, më 27 shkurt në Bruksel.

Kryeministri tha se plani nuk është produkt i negocimit por shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut në Bruksel.

“Nuk është produkt i negocimit, meqenëse me 18 gusht 2022 është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë sepse pala tjetër nuk ka qenë e gatshme” – tha Kurti

Ai shtoi se aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar atë si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe e cila përmban njohjen de facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura.

Ai më tej ka folur edhe për përfshirjen e Kishës Ortodokse Serbe në propozimin evropian, si një person juridik fetar, përkatësisht si bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Kosovës.

Albin Kurti tha se garanton që asgjë të veçantë, privilegjuese apo historikisht kontestuese që ka të bëjë me kishën ortodokse nuk do të pranojë të përfshihet në një marrëveshje.

Advertisement