Connect with us

Kosova

Çfarë pritet të firmoset mes Vuçiç e Kurti në Bruksel

Emisari i BE –së Miroslav Lajçak ka deklaruar se pret nga palët të dakordohen për planin franko-gjerman dhe se mund të ketë më shumë se keq.

Vlora Çitaku e PDK-së tha se Kryeministri Albin Kurti të hënën do të nënshkruajë “marrëveshjen për armëpushim, Asociacionin dhe dhënien e statusit politik, Kishës Ortodokse Serbe”.

Albin Kurti, sipas planeve, do takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciqin, të hënën, më 27 shkurt, në Bruksel, teksa dhe janë shtuar zërat se diçka do të nënshkruhet atë ditë mes të dyve.

Miroslav Lajçak, i cili ndërmjetëson takimin, ka shfaqur besimin se palët do ta pranojnë propozimin evropian dhe ai do të bëhet i detyrueshëm.

Por lajmi i ditës ka mbërritur dje. Sipas asaj që ka thënë emisari europian për agjencinë serbe Tanjug, palët të hënën, duke dhënë aprovimin për propozimin franko-gjerman, hyjnë në një epokë negociatash, që përmbyllet me një marrëveshje finale, para se Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE.

 

Advertisement