Aktualitet
Zjarr masiv në Vlorë, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen ’10 korriku’.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por bëhet me dije se për shkak të flakëve që po përhapen, rrezikohen disa banesa aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.