Bota
Mbytet një anije emigrantësh, të paktën 40 të vdekur
Një tragjedi është regjistruar në ujërat e bregdetit italian, ku një anije me emigrantë është mbytur dhe për pasojë rreth 40 persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ndodhi në një plazhi në zonën e Crotone. 40 trupa, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, u gjetën nga Autoriteti Portual dhe Guardia di Finanza, të cilët ndërhynë për të shpëtuar mjetin lundrues që ishte në vështirësi.
Anija, e cila ndoshta mbante mbi 100 persona të ardhur nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, nuk mundi të përballonte detin e trazuar dhe u përplas me shkëmbinjtë disa metra larg bregut të Steccato di Cutro. 50 emigrantë u shpëtuan, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të mbijetuar.