Pinknews
Ndahet çifti Kiara dhe Luiz?
Një debat i ashpër është zhvilluar sot pasdite mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV, gjë e cila duket se është e fundit në sagën e sherreve mes tyre që po çojnë në një ndarje.
Kiara ka qenë shumë e tensionuar ditën e sotme pasi Lui bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh.
Kiara ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.
Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.
Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.
Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.
Diskutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.
Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.
Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.