Connect with us

Pinknews

Luizi vendos në siklet Kiarën: Do divorcin nga unë?

Pas debatit të fortë që patën me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli është munduar që të qetësojë Kiara Titon. Teksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’.

Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”.

Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’. Kiara i tha se për momentin nuk do që të qëndrojë me të dhe ai ia kthen ‘prandaj kërkoj seancë pajtimi’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: A e do divorcin Kiara?

Lexo edhe:

Kiara: No koment!

Luizi: A e do divorcin? Është pyetje.

Kiara: Ça divorci o Luizi?!

Luizi: Divorc nga unë?

Kiara: Jo!

Luizi: Kaq, mbaroi.

Kiara: Nuk është aq e rëndë situata që të kalosh në divorc direkt.

Luizi: Për mua nuk është hiç e rëndë.

Kiara: Vazhdo bëj spektakël, ça të them.

Luizi: Po del bukur. Mirë pra bëjmë seancë pajtimi, e në fund pajtohemi.

Kiara: Jo, asgjë nuk do bëj. Do rri kështu.

Luizi: Kështu nuk shtyhet.

Kiara: Vazhdo merru me diçka tjetër. Ça do tani?

Luizi: Dua të rri me ty.

Kiara: Nuk dua të rri me ty për momentin.

Luizi: Prandaj kërkoj seancë pajtimi.

Advertisement