Bota
Tragjedia në Greqi/ Rritet numri i viktimave për shkak të përplasjes së dy trenave
Numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Greqi ka shkuar në 47. Bilanci është rënduar këtë mëngjes, me gjetjen e një tjetër trupi të pajetë. Kërkimet vijojnë ende. • Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë, 43 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Ndërsa 85 të tjerë janë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. • Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se 5 shqiptarë janë në mesin e të plagosurve, të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, tetë shqiptarë të tjerë që ndodheshin gjithashtu në tren, i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
…
Thellohet bilanci i viktimave nga tragjedia në Greqi/ Shkon në 47 numri i të vdekurve, DETAJET tronditëse: Janë shtypur nga vagoni
GREQI- Vijon të rritet numri tragjik i të vdekurve nga aksidenti fatal i trenit në Larisa pasi sipas përditësimit të fundit nga Mbrojtja Civile, numri i personave që kanë humbur jetën në Tempi ka shkuar në 47. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm shpëtimtarët gjetën tre trupa të tjerë brenda karrocës së tretë, por hetimet ende nuk kanë përfunduar.
Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Epipyragos Ioannis Artophios, ka folur sot për mediat lidhur me ecurinë e hetimeve dhe se ku po fokusohen deri tani. Operacioni i kërkimit dhe nxjerrjes së trupave ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa mëngjesin e sotëm kërkimet nga ekipet e shpëtimit kanë vijuar mes vagonit të dytë dhe të tretë të trenit. Ajo që përshkroi zëdhënësi i Zjarrfikësve ishte tronditëse.