Sport
Vendos një autogol, Barça mposht për herë të dytë në El Clasico Realin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/barceloba.jpg)
Ka mjafuar një autogol i Militaos në minutën e 26′ që Barcelona të mposhtë Real Madrid në ndeshjen e parë të të gjysmëfinales së Copa del Rey. Ndeshja ishte mjaft e luftuar ku arbitri nxorri plot 6 kartona të verdhë nga 3 për secilin ekip. Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 5 prill në Camp Nou. Kjo është hera e dytë që Barcelona e mund Realin, teksa në janar i rrëmbeu Superkupën e Spanjës, ndërsa Reali e ka mposhtur një herë në La Liga këtë sezon.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)