Connect with us

Pinknews

“Shpati është djalë simpatik”/ Demishel bisedon me Armaldon dhe Shpatin

Deamishel rrëfeu ndarjen e saj me ish të dashurin. Ishte Armaldo ai i cili e ngacmoi dhe e pyeti se nëse ishte ajo “shkaktarja” e përfundimit të asaj marrëdhënie.

Dea u shpreh se faji nuk ishte i saj, por i ish-partnerit, por nuk dha më shumë detaje se kaq, thjesht tha se ai e kuptonte shumë dhe se ka qenë e dashuruar me atë djalin.

Armaldo nuk i ndali ngamcimet. Ai i tha Deas nëse asaj i pëlqen apo jo Shpati. Dea i kërkoi Mestros që mos t’i bëjë pyetje të tilla, pasi nuk i pëlqejnë fare. Ajo nuk e mohoi faktin që Shpati është djalë simpatik, por vetëm kaq.

Armaldo e pyeti Dean se çfarë ka që nuk shkon me Shpatin se ai është “gjithë ai” djalë. Dea u shpreh se ai ka shumë pak këtu brenda dhe nuk mund të dashurohet me Shpatin.

Maestro tha se Big Brother do zgjasë dhe dy muaj dhe se ka kohë të dashurohet me të.

Pasi i ngacmoi, Armaldo u largua nga dhoma për të lënë dyshen Dea-Shpati vetëm. Por, ndonëse Maestro i la vetëm për të biseduar, Shpati u ngrit dhe iku, duke e lënë Dean vetëm.

 

Advertisement